Rita Ora është një nga këngëtaret më të përfolura të momentit, por kësaj here ka qenë nëna e saj që ka arritur të marrë vëmendjen e mediave. Ajo ka ndarë me fansat në “Instagram” një traditë të këndshme familjare. Në foto ajo shihet me njërën nga vajzat e saj, duke i veshur një këmishë mëndafshi që është trashëguar në familjen Ora prej brezash. Më tej ajo shkruan: “Mbajtja e vlerave të traditës familjare, duke i ekspozuar tek fëmijët vlerat kulturore dhe tradicionale, është çelësi i identitetit të tyre. Kjo këmishë mëndafshi “Shorte” kaloi tek @elenaora dhe @ritaora nga gjyshja e madhe që ne do ta çmojmë përgjithmonë”. Një traditë që besoj do të ruhet dhe për brezat pasardhës.