Dasma e tyre ka qenë një nga më të përfolurat e këtij viti. Dhe me të vërtetë kaloi çdo pritshmëri. Organizimi arriti perfeksionimin e detajeve duke sjellë një ceremoni ashtu siç i ka hije dy personazheve më të dashur për ekranin. Sapo janë kthyer nga muaji i mjaltit por për Turin dhe Orindën kishte ngelur dhe diçka “e fundit” për t’u bërë. Pas ceremonisë madhështore të dasmës dhe muajit të mjaltit si në përalla që zgjati plot 25 ditë, erdhi koha për hapin final. Pasi i janë kthyer sërish monotonisë së përditshme, Orinda ka postuar sot në “Instastory” një video ku shihet duke bërë celebrimin. Krahas videos ajo ka shkruar: “U kry për fare”. Tashmë janë të martuar zyrtarisht përpara ligjit!/revistawho.com