Irgen Çela është një nga aktorët më të dashur për publikun. E kemi parë për herë të parë si shoku Çimit dhe më pas në disa role të tjera karizmatike gjatë edicioneve të “Portokalli”. Të gjithë e njohim si Xhoda por ama emri i vërtetë është Irgen dhe është gati t’i japë fund beqarisë për të kurorëzuar lidhjen e tij të dashurisë. Lajmin e ka dhënë moderatorja e njohur, Xhemi Shehu e cila nëpërmjet një fotoje të postuar në “Instagram” shkruan: “Me një tjetër dhëndër të ardhshëm”. Epo mezi po presim të njihemi me detajet e tjera të dasmës./revistawho.com