Fushata e partisë socialiste duket se ka rikthyer edhe deputetin Bashkim Fino. Ai ka qëndruar prej disa kohësh larg politikës për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Fino ka qenë disa herë për kurim jashtë shtetit. Ai është ndihmuar dhe nga qeveria, e cila i ka akorduar disa herë një fond lekësh për kurimin e sëmundjes. Duket se gjërat kanë shkuar më së miri dhe deputeti është pranë kryeministrit dhe gati për betejën që i pret./revistawho.com