Shtatori është muaji të cilin shumë personazhe të njohur të showbizit e kanë zgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Një nga dasmat më të përfolura është ajo e Ghetto Geasy-t dhe Marina Vjollcës. Dita po afron dhe përgatitjet kanë filluar. Dyshja ka vendosur që realizimin e arredimit t’ja besojë Class Events të Alketa Vejsiut. Ka qenë pikërisht reperi i cili ka ndarë në “Instastory” një foto, ku në sfond duken dhjetëra trëndafila ndërkohë që në duar mban një trëndafil të verdhë. Ndoshta Ghetto ka shkuar të shohë si po ecin gjërat por një gjë është e sigurt. Dasma do të jetë madhështore!/revistawho.com