Tashmë është konfirmuar lidhja mes dy këngëtarëve të njohur shqiptarë, Ronela Hajatit dhe Young Zerkës. Ata kudo i sheh bashkë. Dihet nga të gjithë se Ronelën dhe Zerkën nuk i lidh vetëm dashuria për njëri-tjetrin, por edhe ajo për muzikën. Disa kohë më parë, këngëtarja ka lajmëruar se ‘Marre’ nuk do të jetë projekti i fundit për këtë verë. Dhe duket se nuk paska qenë vetëm thashethem. Në një foto të postuar në Instagram nga Ronela, në të cilën përkrah saj është është i dashuri i saj Young Zerka, duket se do ketë një projekt të ri, bashkëpunim i të dyve. Nuk bëhet shumë e qartë nëse po vjen hiti i rradhës nga këngëtarët, por kolegët muzikantë të të dyve i kanë uruar suksese. ‘A jeni gati? Vjen së shpejt’, shkruan Ronela përkrah fotos. /GazetaExpress