Xhemi Shehu është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar, por që jetën e saj private mundohet ta mbajë larg syrit të medias. Ajo është nënë e dy djemve të quajtur, Martin dhe Gabriel. Që në momentin e parë që t’i shihni dallohet qartë ngjashmëria e madhe që kanë me të ëmën. Moderatorja e njohur kësaj radhe ka vendosur të ndajë me publikun një foto nga përditshmëria e saj, ku shfaqet Gabriel i cili nuk ka ndërmend të dalë nga vaska. Por vetëm të shihni sa i adhurueshëm është ky djalë. Me një ëmbëlsi që i “sorollatet” në fytyrë dhe me një portret të bukur fëminor të bën të thuash me vete:“Sa me fat mami Xhemi”.