Nëse mendonit që surprizat nga Xhensila kanë mbaruar, lërmëni t’ju them që festa e beqarisë ishte vetëm fillimi. Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më simpatike të skenës muzikore shqiptare. Ajo pritet të kurorëzojë dashurinë me humoristin Bes Kallaku ndërkohë që para pak ditësh u publikuan disa foto të shkëputura nga festa e beqarisë që ishte thjesht e mahnitshme. Por jeta e saj si “në përralla” sapo ka filluar. Xhensila ka publikuar foton e parë të setit të magjishëm të dasmës dhe është thjesht një kryevepër. Na ngjason pak me Xhulietën, në një ballkon duke mbajtur një trëndafil në duar. Fotoja është realizuar në Itali, në Vila Carlotta./revistawho.com