Pas zënkës së Noizyt me Encën, punët në grupin OTR kanë qenë paksa të koklavitura. Ndërkohë që para disa ditësh u përfol që do të ishte pikërisht këngëtarja Beatrix Ramosaj që do të zinte vendin e saj, burime të tjera na tregojnë të kundërtën. Keisi Medini, vajza e këngëtarit Sabian do të jetë risia më e re në grupin e famshëm. Sipas Prive.al, Keisi ka nisur punën në studio për debutimin e saj të parë në rrugën e muzikës, ku shihet qartë mbështetja e padiskutueshme e Noizyt. Epo Keisi ka trashëguar gjenet e talentit nga babai i saj prandaj suksesi po ndihet që tani!