Ajo po ndjek pak e nga pak hapat e suksesit ndërkombëtar. Dhe tashmë nuk keni pse habiteni më! Era Istrefi po shëndrrohet në një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Stili i saj unik e ka diferencuar që në fillim dhe vazhdon ta shoqërojë drejt rrugës së suksesit të garantuar. E kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje, por a jeni kuriozë të dini se si duket Era Istrefi pa grim? Këngëtarja simpatike ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet ujë e sapun, duke i lënë pak vend imagjinatës. Si me grim, si pa grim ajo mbetet një yll!/revistawho.com