Dasma e moderatores së njohur, Orinda Huta po afron dhe shoqet e saj kurrsesi nuk mund të anashkalonin festën e beqarisë. Detajet nga festa private u postuan nga Marçela Lati, organizatorja e eventit që ndër të tjera thekson: “ Kur shoqet mendojnë të të dhurojnë një festë surprizë përpara dasmës për të festuar ditët e fundit si beqare. Është gati kaq bukur sa gati gati të vjen keq që do të ndryshosh status… Ngushëllimi është që pas disa ditësh dasma do të jetë më e bukur se kaq.” Një organizim deri në detaje nga Geraldina Sposa ku mbizotëronte ngjyra e akullt, emocionoi pafund Orindën e cila u shpreh që është më se e bekuar që ka shoqe të tilla, kaq fantastike si dhe nuk munguan fjalët më të ëmbla për kompaninë që mbetet lider në tregun shqiptar.