Majlinda Zeka u vu në qendër të vëmendjes pas ndarjes së bujshme nga reperi Majk dhe lindjes së djalit të saj Roan. Ky i fundit u bë “molla e pajtimit” pasi sipas fotove të publikuara vëmë re që Majlinda dhe Majk sipas gjasave ka mundësi të jenë sërish bashkë. Por sot mami i Roanit postoi foton më të adhurueshme me të voglin e saj. Ajo ka përdorur një filtër të “Snapchat” ku mund të themi se duken më të ëmbël se kurrë. Po vallë Majk ku mund të jetë? Nesër ai publikon këngën e tij më të re dhe më pas ku i dihet mund të shijojë pushimet nën shoqërinë e Majlindës dhe djalit të tyre. /revistawho.com