Këtë vit vajzat e klanit Kardashian-Jenner sollën në jetë 3 vogëlushe shumë të ëmbla. Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian u bënë nëna për herë të parë ndërsa Kim Kardashian u bë nënë për herë të tretë. Ato i pagëzuan me emra shumë të veçantë, përkatësisht Stormi, True dhe Chicago. Pavarësisht se pritjen e ëmbël nuk e bënë shumë publike, imazhet e vajzave kanë preferuar që t’i bëjnë pjesë të rrjeteve sociale. Së fundmi Kim ka publikuar një foto në të cilën shfaqen të gjithë vogëlushët e familjes, nga më i madhi tek më i vogli.
“Festë për fëmijë”,- ka shkruar Kim krahas fotos së ëmbël.
Me sa duket fëmijët janë mbledhur për ditëlindjen e tezes së tyre, Kendall Jenner./revistawho.com