Si asnjëherë këto vitet e fundit, dëbora ka zbardhur malet shumë shpejt. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës. Siç edhe e shikoni nga fotot e publikuara nga syri.net, dëbora ka zbardhur malin e Gjalicës në Kukës. Reshjet kanë qenë të pakta kuptohet, por kanë mjaftuar që të ulen temperaturat në një nivel që për muajin shtator janë shumë poshtë mesatares.