Suada Sherifi përgjatë gjithë kësaj vere na ka mbajtur të informuar rreth pushimeve të saj, e vendeve që ka vizituar. Ajo është një nga personazhet më të përfshirë në rrjetet sociale, duke përcjellë rregullisht për ndjekësit momente nga përditshmëria. Sot na ka treguar shtëpinë, në fakt një copëz të saj. Suada është shfaqur në disa foto në Instastory, në dhomën e saj të ndenjes ulur mbi dysheme. Ajo dhe vogëlushja e saj bukuroshe Deizi, po hapin disa lodra. Nga fotot shikohet se holli i shtëpisë së Suadës është i arreduar me shumë shije e luks./ revistawho.com








