Chiara Ferragni dhe Fedez janë duke kaluar disa ditë pushime në Saint Moritz me fëmijët e tyre. Mes fotove familjare dhe atyre mes bardhësisë së borës, kanë gjetur kohë edhe për disa foto pak më “hot”. Ka qenë Fedez që ka publikuar në Instagram foto intime me Chiara-n. Dyshja duken gjysmë të veshur, teksa para pasqyrës Fedez i dhuron një puthje të shoqes. Fansave nga ana tjetër nuk ju ka pëlqyer shumë kjo situatë dhe kanë shpërthyer në komente.
“Hidheni në ‘Only fans”.
“Jeni gati për fëmijën nr.3?”
“As adoleshentët nuk i bëjnë këto foto”, e shumë komente të këtij lloji.









