Elvana Gjata padyshim që është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Tashmë po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Forever is over” që mund të themi se ishte trampolina drejt skenës ndërkombëtare. Ndonëse muzika është ana e saj më e fortë, këngëtarja duket se gëzon një stil të pagabueshëm në veshje. Ditën e sotme, Elvana ka postuar tre foto ku shfaqet e tëra e veshur në të kuqe e kombinuar më së miri me “look-un” e ri, flokët e prera deri të fundi i qafës. Në momentin që do të shihni fotot, do të ngeleni me të vërtetë gojë hapur. Elvana është gati për të ecur lart e më lart dhe sigurisht hijeshinë ja ka shtuar akoma dhe më shumë, pamja e re prej një dive. E bukur, e talentuar dhe me një stil unik!/revistawho.com