Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

FOTOT / INGRIT GJONI:  MIRË SE VINI NË  SHTËPINË TIME

12/09/2015
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A

 





[metaslider id=1393]

NGA ERALDO REXHO / FOTOT: GELJANT KALECI


INGRIT GJONI, NË NJË RRËFIM PËR HAPËSIRËN E SAJ INTIME. KOHA E SHPENZUAR NË SHTËPI, MARRËDHËNIA ME KUZHINËN, KËNDI I PREFERUAR DHE DËSHIRA PËR T’U KTHYER PAS NË KOHË. NJË SHTËPI MODERNE, PËR NJË KËNGËTARE QË ËSHTË GJITHMONË NË MODË.

Sa kohë shpenzon në shtëpi?

Në vrullin e një dite të ngarkuar me punë, shtëpia është parajsa ku gjej qetësinë, e për këtë përpiqem që, sa herë kam një moment të lirë shkoj në shtëpi, për të kaluar disa çaste relaksi.

Puna jote ka shumë udhëtime, të mungon shtëpia kur je larg?

Sigurisht që më mungon, por pas koncerteve jashtë Shqipërisë, fle me mendimin që nesër do jem në shtëpi.

E ke zgjedhur vetë arredimin e shtëpisë?

Absolutisht! Kam zgjedhur stilin modern, që i përshtatet edhe mënyrës se si unë jetoj. Apartamenti është i bollshëm dhe ka vend për të plotësuar të gjitha nevojat e mia. Në sallon dhe në dhomën e gjumit dominojnë e bardha dhe e zeza, kuzhina është e gjitha gri metalike, ndërsa dhoma e djalit është e gjelbër.

Merresh vetë me punë shtëpie?

Kur kam kohë, më pëlqen t’i kushtohem shtëpisë, por në të shumtën e rasteve këtë pjesë e bën një zonjë që më ndihmon në mirëmbajtjen e apartamentit.

Po me kuzhinën, si i ke marrëdhëniet?

Më pëlqen shumë gatimi. Vdes të bëj eksperimente në kuzhinë dhe ata që i shijojnë bëjnë gjithmonë komente shumë të mira. Përparësja e bardhë është veshja ime e preferuar kur jam në shtëpi (qesh).

Çfarë bën në shtëpi gjatë kohës së lirë?

Më pëlqen të kthehem pas në kohë, të shfletoj albumet familjare, revistat e dikurshme… Ndoshta pas disa vitesh do jem duke shfletuar këtë revistë.

Cili është këndi yt i preferuar?

Pas kuzhinës, këndi i ndenjes.

Shpenzon kohë duke parë televizor?

Më shumë sesa me televizor, shpenzoj kohë duke dëgjuar muzikë. Radioja është gjithmonë në sfond, për mua nuk ka dalë nga moda. Sepse, në ndryshim nga pajisjet e reja teknologjike që të ofrojnë mundësi për të dëgjuar muzikë, radioja nuk ndalon kurrë dhe nuk i përsërit këngët aq shpesh sa do të përsëriteshin në një listë të krijuar nga unë.

Tags: INGRIT GJONISHTEPI VIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post

Vesa dhe Bigu i thonë "po" njëri-tjetrit në Kalanë e Lëkurësit

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera