Ndonëse u largua me bujë nga programi i suksesshëm televiziv, ajo vazhdon ende ta quajë veten Sofia e Zonë e Lirë. Të paktën kështu e ka shënuar emrin në rrjetet sociale. Biondja Romina Alku u bë e njohur për publikun në rolin e shoqërueses në programin e Arian Çanit. Ishin pikërisht batutat e këtij të fundit që shkaktuan xhelozi tek partneri i Rominës dhe e detyruan atë të braktiste punën. Prej asaj kohe, Çani nuk ka gjetur më “derman” me Sofitë dhe ka ndërruar disa të tilla. Sakaq ajo vazhdon jetën e saj, e lumtur pranë të dashurit siç shihet në rrjetet sociale./ revistawho.com