Marina Fara është vazja e bukur e këngëtares Eli Fara, e cila bën përshtypje për jetën që bën. Juristja me format perfekte, shpesh është parë të shoqërohet me një tjetër vajzë të bukur nga Korça, e cila nuk është fare e panjohur për publikun. Ajo quhet Anjeza Kolevica, ka lidhje po ashtu me artin pasi është diplomuar për pikturë në Itali, e komentuar si ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti, shkruan “Story”. Me sa duket origjina i lidh dy vajzat e bukura, të cilat ruajnë miqësinë duke dalë shpesh për një gotë apo për të darkuar bashkë. Dhe fjalët janë të tepërta kur i sheh bashkë. Ato tërheqin vërtet vëmendjen.