Mbrëmjen e sotme këngëtarja e famshme Albërie Hadëgjonaj bëri një lidhje “live” me fansat e saj përmes rrjetit social “Instagram”. Ajo pranoi se kjo ishte hera e parë që po e përdorte këtë aplikacion, e me sa duket nuk ka mësuar ende ta përdorë siç duhet. Teksa Albëria po i tregonte ndjekësve se ishte bërë gati për të dalë për një darkë, i ra telefoni. “Oh më çmendi ky telefon, duhet të përgjigjem”, u shpreh ajo duke i thënë fansave se do të shihen një herë tjetër. Aty këngëtarja mendoi se e kishte mbyllur videon, por jo, telefonata nisi dhe nga ana tjetër u dëgjua zëri i një zotërie që e pyeste këngëtaren se ku ndodhej. “Ku je”, pyeti zotëria ndërsa Albëria e pikasi që xhirimi vazhdonte dhe e ndërpreu telefonatën menjëherë. Më pas ajo ndërpreu dhe videon “live”./ revistawho.com