Jemi në prag zgjedhjesh dhe personazhe të ndryshme politike e jo janë përfshirë në fushatë. Por duket se Ina Rama është shkëputur për një moment nga ajo që ndodh rreth saj dhe po shijon një momenti relaksi, vetëm për vete. Ish-kryeprokurorja është parë të konsumojë një kafe me një mikeshë të saj në qendër të Tiranës, ndërsa nuk i ka shkëputur për asnjë moment sytë nga telefoni. E veshur si gjithmonë chic, me një fund të gjatë të zi e këmishë të bardhë, Ina Rama është zhytur në mendime. Për çfarë mendohet ish-kryeprokurorja nuk e dimë, po me gjasa bëhet fjalë për zhvillimet më të fundit politike në vend.