Pushimet sapo filluan për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman. Ata kanë kurorëzuar martesën e tyre disa muaj më parë në një ceremoni private vetëm për familjarët. Italia është destinacioni që çifti ka zgjedhur për këto ditë të nxehta vere. Nga fotot duken që ata po ja kalojnë për mrekulli ndërkohë që po shijojnë bukuritë e mahnitshme që rezervon vendi ynë fqinj. Ndonëse me një diferencë të madhe në moshë, Almeda dhe Tolgahan kanë gjetur balancën e duhur për një martesë jetëgjatë.