Për këngëtaren simpatike shqiptare ka nisur një etape e re. Ajo ka hedhur pas krahëve historinë me ish-bashkëshortin dhe ka nisur një rrugëtim të bukur dashurie. Fatlumi është Arijon Abdyli, i cili i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes Suelë. Ai zotëron një rrjet biznesesh jo vetëm në Shqipëri por dhe në shtetin fqinj. Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe pritet që Suela me të bijën të zhvendosen drejt Italisë në muajt në vijim. Ajo gëzon profesionin si psikologe dhe mësohet që atje i është ofruar një vend pune për të punuar në një qendër për gratë e dhunuara. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale vumë re që çifti ka nisur pushimet dhe duken më të lumtur se kurrë. Suela shfaqet në formë të përkryer trupore teksa shijon këto ditë të nxehta nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Ndarja e Sajmir Çilit dhe Suela Kalajës padyshim ishte një ngjarje që bëri bujë në media pasi të dy ishin personazhe të njohur të skenës shqiptare. Ata u vunë në qendër të vëmendjes për shkak të denoncimeve të shumta ndaj njëri-tjetrit për dhunë fizike e psikologjike. Por tashmë gjithçka i përket të kaluarës pasi Suela ka nisur një jetë të re ku kryefjala mbetet “familja dhe dashuria”.