Aleksia Peleshi është vajza e zv.kryeministrit Niko Peleshi. Ajo bëri bujë në media si një nga vajzat më të bukura të politikanëve shqiptarë. Në fakt ta pranojmë, Aleksia është një yll i vërtetë. Gjithashtu kujtojmë që ajo është shfaqur në kopertinën e një reviste italiane “Dimmi”. Së fundmi bukuroshja ka vizituar Kinën dhe më pas është nisur drejt Hawaiit. Nga fotot e postuar vërejmë që Aleksia po ja kalon mjaft mirë. Sidomos Kina është një alternativë mjaft e veçantë për të kaluar pushimet, mirëpo 15-vjeçarja duket mjaft e interesuar në kulturën e larmishme kineze./revistawho.com








