Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

FOTOT+ARTIKULLI I 2006/ Zbulohet aventura dashurore e Aldo Bumçit (Kur ishte ministër drejtësie)

22/03/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT+ARTIKULLI I 2006/ Zbulohet aventura dashurore e Aldo Bumçit (Kur ishte ministër drejtësie)

Shpëtoni ministrin Aldo Bumçi

Në këtë sezon nuk ka zgjedhje tjetër më ideale, se një fundjavë energjike në dallgët e Jonit. Kjo recetë vlen edhe për kabinetin e lodhur të Kryeministrit Berisha. Ashtu sikundër disa ministra braktisin në fundjavë skrivanitë e punës për pak relaks në det, edhe ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ka bërë të njëjtën gjë. Veçse, ndryshe nga ata që preferojnë të nisen në det ngarkuar me detyra familjare, si beqar që është, ministri është shoqëruar nga mikesha e tij. Bëhet fjalë për Ildën, bjondinën bukuroshe, një nga dy vajzat binjake të ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Të lodhur nga qëmtimet e vendeve diskrete në kryeqytet, në fundjavë ata ndalën frymën në det, së bashku me një tjetër çift, ndër të paktën që e njohin lidhjen e tyre sekrete. Aty nga ora njëmbëdhjetë e së dielës, dy çiftet shkelën rërën e nxehtë në plazhin e Drimadhës, në Dhërmi. Tre të parët gjithkujt mund t’i jenë dukur të zakonshëm, por i katërti, ai me pantallona të shkrutra bojëqielli dhe syze të errëta, nuk mund t’i shpëtonte syve të kureshtarëve. Ishte ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi dhe ndryshe nga të tjerë pushues VIP që ndalën frymën në lokalin aty pranë, ministri ka preferuar të akomodohet drejt në shezlon.

Në det

Mikeshës së ministrit Bumçi i ka ardhur në majë të hundës vapa përvëlonjëse dhe e para ka marrë për nga deti. Edhe ministri me përtim ka ecur në gjurmët e bjondinës çapkëne, e cila e ka ftuar drejt ujërave të kripur të Jonit. Aty do të niste aventura. Bumçi ka tentuar ta ndjekë nga pas dallgën e vockël të pllaq-plluqeve që ka lënë mikesha e tij, për t’u afruar sa më afër. Është shytur thellë, por kur ka nxjerrë kokën nga uji dhe ka tentuar të fshijë sytë për t’i shpëtuar efektit djegës të kripës, ka ngecur. Sa hap e mbyll sytë është gjendur sërish në ujë. Dy duar të bëra njësh e kanë shtyrë thellë. Aty përzjerë mish e ujë, ministri ka tentuar të nxjerrë kokën, por është gjendur në një kurth shtrëngim-zhytje të fortë. As që dyshoi se kjo ishte një lojë e Ildës, mikeshës që e kishte shoqëruar drejt një aventure verore në det. Ekzaltimi i lojës së mikeshës vazhdoi aq shumë, sa ministrit të Drejtësisë ky veprim ju duk paksa i padrejtë, prandaj për t’i shpëtuar “shtrëngimit” ka pluskuar mbi ujë për disa sekonda. Tanimë ishte i lirë dhe koka e tij kishte dalë në sipërfaqen e ujit, pak metra larg vendit të incidentit. Fërkoi sytë dhe u kollit fort. Pas përthyerjes së rrezeve të forta të diellit, kishte parë Ildën dhe buzëqeshjen e saj. Vajza bjonde si për të kërkuar falje pas një seanse noti disa metërshe, i afrohet ministrit për t’i dhuruar një puthje. Ishte ndjesa për lojën që i kushtoi ministrit ca gllënka ujë të kripur. Edhe ai e puthi, për të pranuar se ishte veçse një lojë. Paskëtaj, të dy së bashku kanë çtendosur muskujt në ujin e kripur me të tjera argëtime dhe aventura detare, për të treguar se në çift edhe lojërat e tilla me rrezik janë të pranueshme.

Për pak relaks ministror

Edhe pse dy çiftet paguan vetëm dy çadra për të ndarë secili nga pak vend, ministri Bumçi ka qenë më i privilegjuari. Ai ka lexuar për pak kohë deri në nxehjen e rradhës së lekurës një libër, jo shumë voluminoz. Ishte KODI. Nuk bëhet fjalë për bestsellerin e Dan Brown, por për Kodi i Procedurës Penale. Një manual që duket se për ministrin duhet të ketë qenë i vlefshëm, pasi interesi për librin që mbante në dorë ka zgjatur më shumë se loja me tavëll, që tre miqtë e tjerë kishin preferuar në piskun e vapës.

 Ky shkrim u botua më 26 Gusht 2006 ne “Gazeta Shqiptare”

 






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
De Biasi jep premtimin më të çmendur: Ja çfarë bëj nëse fitoj ndaj Italisë…

De Biasi jep premtimin më të çmendur: Ja çfarë bëj nëse fitoj ndaj Italisë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera