Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

FOTO+VIDEO/ E mbani mend Eriostin e grupit “The Dreams”? Ai flet nga Italia, prezanton nusen dhe fëmijët…

18/10/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO+VIDEO/ E mbani mend Eriostin e grupit “The Dreams”? Ai flet nga Italia, prezanton nusen dhe fëmijët…

E keni pyetur ndonjëherë veten se ku është dhe çfarë ka ndodhur me Eriostin e grupit “The Dreams”? Përgjigjen e gjeni në këtë intervistë për ‘intv.al’, ku  ku do të mund të mësoni shumë të reja për jetën e tij.

Eriost, të gjithë të kujtojnë si njërin nga pjesëtarët e njërit prej grupeve më të dashur në adoleshencë, “ The Dreams”. Por ndërkohë që djemtë e tjerë kanë vazhduar karrierën, ti u shkëpute. Pse?

Përshëndetje! Arsyeja e shkëputjes ishte mamaja ime, e cila vuante nga një sëmundje e pashërueshme. U mundova ta bëja të lumtur me të gjitha mundësitë që kisha, por (bazuar edhe në traditat tona), gjëja më e bukur për të do të ishte të më shihte mua me fëmijë.

Mamaja e njihte nusen time Gertën, fliste me të në telefon dhe…i pëlqente ta kishte nuse djali. (Buzëqesh) Kjo ishte dëshira e saj dhe unë ia plotësova me vajzën time, Estia. Edhe pse mamaja nuk kishte shumë fuqi  për shkak të sëmundjes, kur mbante vajzën  në krahë, dukej sikur ishte ringjallur. Një arsye më shumë që unë të vazhdoja të qëndroja  në Itali, ishte edhe  fakti se bashkëshortja ime vazhdonte studimet në Milano  për Shkenca Politike. Ndaj nuk kishte më kuptim të qëndroja larg familjes time të dashur. Kështu, jeta më ndau nga vendi im por, pa harruar se me zemër jam mes jush.

Ku ndodhesh në këto momente? Si ka vazhduar jeta jote gjatë këtyre viteve?

Vazhdoj të jetoj në Itali me familjen time të shtrenjtë dhe me dy fëmijët e mi. Fëmija i dytë është djalë dhe quhet Rei. I kam vënë emrin e nënës e cila është forca ime më e madhe dhe jam me të edhe kur nuk e kam pranë. Vajza ime Estia 10 vjeç dhe djali Rei  5 vjeç e gjysëm, janë lumturia ime. Po mundohem t’i edukoj dhe t’i  rris me dashuri të madhe për familjen, sepse tani që jam fëmijë vetë, më kujtohet çdo fjalë që përcillte mamaja ndaj meje. Jetoj normalisht, si çdo emigrant.

Çfarë do ta risillte një bashkim të grupit?

Për këtë nuk mund t’iu flas sepse mua personalisht më pëlqejnë surprizat.

Disa nga këngët tuaja dëgjohen ende edhe sot: “Endrra”, “Përjetësisht miku yt”, “Dedikuar nënës” , “Gënjeshtare”…. Çfarë tjetër kujton me nostalgji nga koha me çunat?

Personalisht kujtoj çdo moment të kaluar me grupin. Ishin kohë të arta që çdokush do të donte t’i perjetonte. Sot e kësaj dite mundohem që me atë pak kohë që më mbetet gjatë ditës, të kujtohem dhe për miqtë e mi sepse me to jam rritur.

Le ta mbyllim me diçka që do të doje t’i thoje ish “The Dreams”….

Çuna duhet me qenë pak  më shumë vëllezër. Ata e kuptojnë vetë përgjigjen.  (Buzëqesh)/ Intv.al

yuioip

13782289_10209035163829833_4575550157792807560_n

12321594_10207886858642921_731007036531299484_n

https://youtu.be/IcyfYS_32Ak

https://youtu.be/fQwxLtVv9_Q






Tags: eriostijetathe dreams
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Video/ Kjo vogëlushe i ka mahnitur të gjithë me aftësinë e saj duke folur shtatë gjuhë të ndryshme

Video/ Kjo vogëlushe i ka mahnitur të gjithë me aftësinë e saj duke folur shtatë gjuhë të ndryshme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera