Rita Ora siç duket së fundmi është bërë problem edhe për fqinjët e saj. Ajo ka ndërruar shtëpi është duke jetuar në periferi të Londrës. Siç shkruan “Indeksonline”, me zhvendosjen e këngëtares aty disa prej banorëve kanë shprehur pakënaqësi që vijnë si rezultat i jetës që ajo bën. Sipas tyre Rita ka lënë të gjithë lagjien pa gjumë. “Fillimisht ishin kamionët që vinin e bënin zhurmë, më pas shkurret jeshile që janë nga plastika. Ndërsa më vonë festat e çmendura me yje si ajo me Kate Moss”, kanë thënë ata.
Discussion about this post