Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Frika më e madhe është vetmia, eksperienca më emocionuese në jetë ka qenë…”, Rosela Gjylbegu rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

08/09/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Frika më e madhe është vetmia, eksperienca më emocionuese në jetë ka qenë…”, Rosela Gjylbegu rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

Rosela Gjylbegu është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri. Ka nisur të këndojë që e vogël në konkurset që zhvilloheshin në vendlindjen e saj, Shkodër. Në vitin 2003 arriti të fitojë çmimin e tretë në “Ethet e së premtes mbrëma”, ku ra në sy menjëherë dhe fitoi dashurinë e publikut. Pas pjesëmarrjes në programin në fjalë, Rosela ka marrë pjesë në shumë festivale në Shqipëri. Është vlerësuar me shumë çmime dhe ka kënduar në zhanre të ndryshëm muzikorë. Aftësitë vokale të saj janë të padiskutueshme, jo më kot publiku e ndjek gjithmonë në performancat live. Prej kohësh Rosela nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, por është gjithsesi e pranishme nëpër koncerte dhe mbrëmje me muzikë live. Në një rrëfim për “revistawho.com” këngëtarja e njohur ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dimë ende për të.





  1. Kam fituar vendin e parë në një konkurs baleti me tim vëlla kur isha vetëm 9 vjeç. Atëherë kërcenim lëvizjet e Michael Jackson me një nga këngët e tij. Që prej asaj kohe fillova të ëndërroja se një ditë ndoshta do bëhesha vërtetë e njohur.
  2. Kur merrja pjesë në festival e RTSh-së në 2006 tek po ecja për të dalë në skenë më doli këpuca nga këmba dhe nuk hynte më. Unë isha në mes të skenës, prandaj e mbaj mend si një moment shumë të sikletshëm.
  3. Ushqimi im i preferuar është gjithçka që ka përbërje brumi.
  4. Para se të fle gjumë gjithmonë hap telefonin bëj një ‘scroll’ ose lexoj ndonjë gjë sa për të lodhur sytë.
  5. Jam e detyruar t’i përshtatem disa situatave në të cilat nuk do doja të ndodhesha, por ja që janë të paevitueshme.
  6. Nuk jetoj dot pa familjen dhe miqtë e ngushtë. Janë gjithçka për mua.
  7. Frika ime e madhe është vetmia.
  8. Eksperienca më emocionuese në jetë deri tani kanë qenë ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Nga aty jeta ime ndryshoi për mirë.
  9. Jam shumë e drejtpërdrejtë, nganjëherë e nxituar, ekspresive, më shumë emocionale seç duhet. Nuk jam perfekte, por mundohem të jem një njeri i drejtë. Di të kërkoj dhe falje dhe përpiqem maksimalisht t’i rregulloj të metat e mia.
  10. Mbaj gjithmonë me vete një lutje të Nënë Terezës të plastifikuar. Në të ndodhet dhe një ikonë që ajo e mbante kudo me vete të cilën ma ka dhuruar vëllai im që jeton në Romë. Dhuratën e ka marrë në Vatikan posaçërisht për mua duke e ditur që e adhuroj Nënë Terezën./revistawho.com

Tags: 10 gjerat qe nuk dini perRosela Gjylbegu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Majk në një lidhje të re? Reperi fotografohet me një vajzë dhe nuk është as Melita e as Majlinda

Majk në një lidhje të re? Reperi fotografohet me një vajzë dhe nuk është as Melita e as Majlinda








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera