Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Frikësoi Luana Vjollcën, ja mesazhet e fansit të çmendur

03/08/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Frikësoi Luana Vjollcën, ja mesazhet e fansit të çmendur

“Unë jam veç i joti’. ‘Ta dija për nder të më thoje dhe jo’, ‘Të puth fort’”. Këto dhe të tjera SMS të dërguara në numrin e Luana Vjollcës, nga një fans i çmendur pas saj, jo vetëm që nuk kanë tunduar moderatoren televizive, por i kanë kushtuar një dënim me burg 32- vjeçarit Besmir Lila ​
Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e çështjes penale në ngarkim të Lilës, fansit të çmendur për të pasur një lidhje dashurie me moderatoren Vjollca. I dërguar në gjyq, bazuar në një kallëzim të Luana Vjollcës, Lila u deklarua i fajshëm për dy vepra penale, “përndjekje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sipas vendimit të shpallur më 27 korrik 2017 nga gjyqtari Ahmet Metaliaj, Lila u dënua me 9 muaj burg. Ai duhet të vuajë vetëm 6 muaj burg, për shkak se përfitoi uljen e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky dënim thuajse është konsumuar prej tij me kohën e paraburgimit.
Sipas vendimit të gjykatës, moderatorja Vjollca është përndjekur sistematikisht nga i pandehuri Lila, në forma nga më të ndryshmet, si duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto në celular, si edhe duke e ndjekur fizikisht.
Veprimet përndjekëse kanë nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe kanë vijuar në muajt në vijim, duke kulmuar më 12 prill 2017, kur ai është përplasur fizikisht me të dashurin e moderatores në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
MESAZHET
Gjykata e Tiranës sqaronte në vendim se nga printimi i SMS-ve nga telefoni i kallë- zuese duket qartë vazhdimësia e veprimeve përndjekëse e të pandehurit Besmir Lila në drejtim të saj. Në vijim, gjykata citon disa nga këto SMS, të dërguara në mënyrë të vazhdueshme në numrin personal të Luana Vjollcës, mes të cilave edhe: “Motra kur vi unë, bie borë”; “Te shpia e vjetër jam unë”; “Motra. Dua, më realizo një takim, ta dija për nder të më thoje dhe jo … plz”; “Të puth fort”, “Jeta, ome ça po bën”; “Unë jam veç i joti”; “Po deshe hajde,… nr. im”; “Kam që në mëngjes që të pres ty”, etj.
Sipas gjykatës, në mesazhet e dërguara drejt numrit të Luanës konstatohen dhe foto me përmbajtje poshtëruese, deri në përmbajtje pornografike.
ARSYETIMI I GJYKATES
Këto veprime të kundërligjshme janë kryer nga i pandehuri Besmir Lila në drejtim të shtetases Luana Vjollca në vijimësi dhe vazhdimësi, duke i bërë presion për të vazhduar lidhje dashurie me të.
Sipas gjykatës, i pandehuri ka kryer veprime konkrete duke i dërguar lule, duke i dërguar SMS, foto dhe po ashtu duke e ndjekur fizikisht, me qëllimin e realizimit të kërkesave e dëshirave të tij për vendosjen e imponuar të marrëdhënieve dashurore mes tyre.
Në këtë formë, arsyeton gjykata, i pandehuri i ka shkaktuar me qëllim moderatores Vjollca një gjendje të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake. /Panorama






Tags: luana vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Ndryshime në pamje, këngëtarja shqiptare del jashtë çdo parashikimi

Ndryshime në pamje, këngëtarja shqiptare del jashtë çdo parashikimi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera