Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

‘Fryma më ndalet për ty’, mesazhi i dashurisë së Shivait për Anikën në shqip

16/03/2019
in Lajme, Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
‘Fryma më ndalet për ty’, mesazhi i dashurisë së Shivait për Anikën në shqip

Në episodin e të hënës në “Bixhoz me dashurinë”, Shivai do t’i shprehë për herë të parë dashurinë Anikës duke regjistruar një mesazh me kamera. Shivai do ta nisë mesazhin duke i kërkuar ndjesë Anikës për faktin që nuk i tha dot “Të dua”. Ai do të tregojë historinë e tyre të dashurisë, momentin kur ka filluar të ndjejë për të dhe në fund do e pranojë se e dashuron marrëzisht Anikën. Revistawho.com jua sjell mesazhin e Shivait të përkthyer në shqip më poshtë. “Anika e di që je e mërzitur, ti the çfarë unë doja të dëgjoja ndërsa unë thashë faleminderit. E di që u ndjeve keq. Nuk e mendoja kurrë se një vajzë do vinte në jetën time dhe pa të nuk do jetoja dot. Është e vështirë për mua të shpreh ndjenjat. Deri tani jam marrë me numrat dhe jo me emocionet. Kur u takuam për herë të parë ti më theve xhamin e makinës, më hodhe bajgën e lopës, ne kemi bërë shumë për njëri-tjetrin, u shtire sikur të kishte humbur memoria. Gjyshja e thotë mire, dashuria jonë është sfiduese, ne jemi të çuditshëm, ne hedhim gjëra, ti më ke hedhur sandalen. E mban mend ditën kur u fute në kuti, kur të pashë nga afër mendova se je shumë e bukur. Por ditën kur binte shi dhe të dhashë çekun, të urreja. Nuk e di pse ndihesha në atë mënyrë. Më pas ti erdhe në shtëpinë time. Mundohesha të largohesha nga ty por ti afroheshe gjithnjë e më shumë. E mban mend kur u fejova me Tian. Emri, gjaku dhe familja ishin të rëndësishme për mua. Më pas erdhi Malika, fillova të të shihja ndryshe, ndjeja që kishim të përbashkëta. Kur Malika të pyesi çfarë është dashuria për ty, ti i the se dëshiron të jesh numri një në jetën e dikujt. Kuptova se personi që do jetë numri një për ty do jetë me fat, do jetë njeriu më me fat në planet. Unë ndihem njeriu më me fat në botë. Ne kemi ndjerë shumë por nuk kemi pasur nevojë ta shprehim. Fjalët dukeshin pak para ndjenjave tona. Ne jemi qëlluar për njëri-tjetrin. Kush e bën këtë? Vetëm nëpër filma ndodh. Kur re në krahët e mi mendova se të humba. Po fejohesha me Tian dhe të mendoja ty, doja të isha me ty, nuk e dija pse. Më pas Daksh erdhi në jetën tënde. E mbaj mend momentin kur ai të propozoi. Ti the po, zemra ime ndaloi, doja të digjja botën, nuk e di pse ndihesha kështu, fejesa me Tian më ndaloi. Fati na martoi edhe pse pa dëshirën tënde. Por ti i bëre të gjitha detyrat si bashkëshorte, nuk kërkove kurrë të drejtat e tuaj, si mos të të dojë ty një person? Unë rashë në dashuri me ty, fryma më ndalet kur ti më afrohesh. Ti ke fituar zemrat e të gjithëve, ti e prishe iluzionin tim për emrin, gjakun dhe familjen, si mos të bija në dashuri me ty. Ti më ke falur shumë gabime dhe të mamit të cilat unë nuk i kam falur dot. Do të të fal shumë dashuri sa ti do të harrosh çfarë janë lotët. Nuk mundem ta gjej atë fjalën (Të dua) por ti e kupton çfarë po them. Mendoj se ajo fjalë është më e vogël se ndjenjat tona. Kjo ndjenjë është shumë më e madhe. Ti më ke bërë të dashuruar marrëzisht.”/revistawho.com






Tags: anikabixhoz me dashurinemesazh dashurieshivai
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Bleona sqaron publikisht ndjekësit: Respektoj femrat e forta që kanë respekt për veten

Bleona sqaron publikisht ndjekësit: Respektoj femrat e forta që kanë respekt për veten








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera