Ftesat e punuara me dorë që janë shfaqur sot nga të ftuarit e parë, mbajnë dy simbole që na tregojnë se çfarë pret Rudina Dembacaj nga martesa e saj me Mark Frrokun.
Në ftesat e shpërndara shihet shega, fruti simbol i prosperitetit, bollëkut dhe i bukurisë njëkohësisht. Një nga simbolet e tjera të shegës, ndoshta pak i ditur nga të gjithë, është se ajo mbahet edhe si fruti i besnikërisë bashkëshortore. Nëse kthehemi në mitologji, shega është fruti që Persefoni hëngri në Hades për t’i qëndruar besnike burrit të saj.
Ftesat që janë punuar me dorë nga zonja Olga, apo siç njihet nga të gjithë Olga e Kalimerës, mbizotëron ngjyra jeshile.
Ajo është përzgjedhur për t’iu përshatur vendit ku do të mbahet dasma, po ajo njëkohësisht personifikon edhe shpresën.
https://www.instagram.com/p/CUCjMhBAuIj/?utm_source=ig_web_copy_link
Me këto dy detaje, Rudina na tregoi gjërat themelore që dëshiron në martesën e saj të re janë: prosperitet dhe besnikëri. Për të gjithë kuriozët, data e dasmës është më 1 tetor. Të ftuarit në dasmë gjithashtu duhet të kenë ose certifikatën e vaksiminit ose testin negativ të kryer brenda 48 orëve./revistawho.com