Visjan Ukcenaj ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë dhe të bukur për t’ju uruar një fundjavë të këndshme ndjekësve në ‘Instagram’. Disa minuta më parë, ai ka publikuar një ‘selfie’ të familjes së vogël të tij. Aktori shfaqet krah bashkëshortes dhe djalit Divin, i qeshur dhe i lumtur.
Shumica e personazheve publikë, përfitojnë nga fundjava për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tyre. Për Visjanin dhe bashkëshorten e tij, Jona momentet më të bukura janë pranë të voglit.
Divin erdhi në jetë në shtator të 2018-ës dhe është fëmija i parë për çiftin e njohur./revistawho.com