Futbollisti David Beckham është i njohur për nismat që ndërmerr shpesh lidhur me sëmundjet infektive. Këtë here, në përpjekje për të sfiduar udhëheqësit e shëndetësisë globale që të ndërmarrin vendime të guximshme kundër infektimit nga ‘Malaria’, ai ka postuar një video në profilin e tij të ‘Instagramit’ ku shfaqet i rrethuar nga 10.000 mushkonja ndërkohë që vetë ndodhet brenda një xhami, duke theksuar kërcënimin e sëmundjes. Videon e ka shoqëruar me një shkrim i cili përmban mesazh shumë të fortë: “Ne mund të jemi brezi që e përfundon atë njëherë e mirë, malaria duhet të vdesë, kështu që miliona mund të jetojnë”. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Be42FRThe7D/?taken-by=davidbeckham