Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Fustani me një rrip në qafë, Ermira Babaliu rrëfen ç’i tha Vera Grabocka

14/07/2021
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Fustani me një rrip në qafë, Ermira Babaliu rrëfen ç’i tha Vera Grabocka

Këngëtarja e njohur e serenatave, Ermira Babaliu ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Pushime on Top”, ku nga liqeni i Pogradecit, bëri një rrëfim të rrallë duke treguar vështirësitë me të cilat përballej një artist gjatë periudhës së komunizmit dhe kontrolli që bëhej ndaj tyre.





“Në atë kohën, na i kontrollonin edhe fustanet, përveç këngëve. Dua të them më shumë dashuri, më shumë admirim që Vera Grabocka ishte për mua një nga të mirat, më stimulueset për të bukurën dhe për atë që i duhej skenës në atë kohë”, tregoi Ermira për “Pushime on Top” duke kujtuar një situatë me Verën dhe fustanin ekstravagant.

“Ajo më thotë: ‘Ermira e ke shumë të bukur këtë fustanin, por si t’ia bëjmë këtij rripit në qafë?’ Më thotë: Të lutem po të kesh mundësi, shko merr leje të drejtori. Dhe unë i them; Po si jo, shkoj dhe shkova. Shkoj te drejtori, Marash Hajati dhe i them: ‘Shoku drejtor, unë jam këtu për këtë arsye, dua të dal me këtë fustan, por më duket se nuk duhet të dal’. Më pyet, ‘po çfarë ka ky fustan?’ I them që ai fustani ka një rrip në qafë. ‘Po ai rripi pse duhet, çfarë është ai rrip’- më pyet. I them që menduam ta bëjmë këtë rripin se është imitim i një kostumi popullor të zonës së Mokrës. ‘Sa këngë këndon ti, pyet’? Një i them unë. ‘Në rregull’ përgjigjet, do këndosh dy. Kështu unë këndova vërtetë dy këngë unë (qesh)”, tregoi Ermira Babaliu.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Besi dhe Ajka kanë një “luftë” të vazhdueshme: Cili është më i vogël se tjetri

Besi dhe Ajka kanë një “luftë” të vazhdueshme: Cili është më i vogël se tjetri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera