Motra e sulmuesit të njohur finlandez, Timu Puki është martuar me një djalë shqiptar. Dasma është mbajtur mbrëmë në Kosovë. Sigurisht që i pranishëm në dasmën e motrës ishte dhe futbollisti, që sezonin e fundit ishte pjesë e Noruiçit në Premier Ligën angleze.
Puki,u pa në dasmën e motrës së tij, duke valvitur flamurin shqiptar, teksa kishte vendosur plisin në kokë. 32-vjeçari nga Finlanda vallëzoi me motrën e tij si dhe kërceu valle shqiptare duke iu përshtatur atmosferës.








