Dua Lipa ka marrë mbi 38.5 milionë euro vetëm nga turneu i saj “Future Nostalgia”.
Shifrat marramendëse kanë ardhur nga shitja e biletave të turit që ka mbushur stadiumet se rrallë herë.
Albumi i Dua Lipës, “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është më i dëgjuari i një artisteje grua në “Spotify”.
Ajo e filloi turneun 71 ditor në shkurt, në Miami, ndërsa më 1 prill ishte në Kanada, e më tej do të udhëtojë në shtëpi për të nisur turneun në Mbretërinë e Bashkuar./revistawho.com







