Melania Trump ka nxjerrë thonjtë. Zonja e Parë e Amerikës ka reaguar kundrejt gafës së gruas së parë të Donald Trump, Ivana. Një një intervistë, Ivana Trump tregoi se sa e afërt ishte ende me Donald, se sa shpesh flet në telefon me të, duke e mbyllur me: “Jam gruaja e parë, pra në fund të fundit Zonja e Parë, ok?”
Nuk vonoi reagimi i Zonjës së Parë në fuqi. Nga Shtëpia e Bardhë ajo nisi një deklaratë për shtyp ku Melania “ngrin” deklaratën e Ivanës: “Shihet qartë se kjo është një deklaratë pas asnjë bazë nga ana e një ishi. Fatkeqësisht bëhet fjalë vetëm për një tentativë për të tërhequr vëmendje e për t’i bërë vetes reklamë”. Më tej ajo shënon se është krenare që është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara dhe se ka ndërmend ta përdorë këtë titull për të ndihmuar fëmijët amerikanë.
Ivana ka qenë e martuar me Donald nga vitit 1977 deri në 1992 por u divorcuan për shkak të tradhëtisë së tij me një modele. Ata sot ruajnë raporte të mira aq sa presidenti i ofroi edhe postin e ambasadores së Çekisë, vendlindja e Ivanës. Por kjo e fundit e refuzoi./ revistawho.com







