Moderatorin Florian Agalliu e kemi parë shpesh të tregojë për pasionin që ka për t’u stërvitur. Ai ka zbuluar madje se tashmë e ka mënyrë jetese palestrën dhe të mbajturit të trupit në formë. Mëngjesi i sotëm për moderatorin është shumë i veçantë, të paktën kështu duket nga fotot e publikuara prej tij. Me anë të disa shkrepjeve ai ka zbuluar se ka filluar të stërvitet me të atin dhe ai ka nisur të përparojë. “Në garë me babin”,-shkruan Floriani me shaka.
Babai i tij duket se është në formë shumë të mirë, pavarësisht moshës./revistawho.com