Prej kohësh flitet se mes dy reperave të suksesshëm do të kishte një bashkëpunim. Bëhet fjalë për Ledrin dhe Noizyn, të cilët më në fund kanë lajmëruar se kënga është gati dhe do të publikohet sot. Por asnjë detaj tjetër nuk bëhet i ditur, ndaj na mbetet edhe pak për të pritur e për të shijuar kēngën, e cila me siguri do të kthehet në një hit.









