Aktorja e njohur, Anne Hathaway, u bë nënë për herë të dytë pothuajse një vit më parë por deri tani ajo kishte preferuar mos ta zbulonte emrin që i kishte vendosur djalit. 11 muaj pas lindjes, në një intervistë për “Live with Kelly” Anne tregoi se e quajti Jack. Jack ka qenë në barkun e mamit në projektin e saj të fundit, gjatë xhirimeve të “The Witches”.
Anne është gjithashtu nënë e Jonathan, i cili êshtë vetëm 4 vjeç por sipas aktores nuk u bë aspak xheloz për vëllain e vogël. Madje ai erdhi si një dhuratë e bukur në karantinë për Jonathan, i cili e do Jack shumë dhe luan gjithmonë me të.