Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gazetarja e njohur rrëfen çfarë i ndodhi në momentin më të vështirë në profesion

23/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gazetarja e njohur rrëfen çfarë i ndodhi në momentin më të vështirë në profesion

Një prej moderatoreve më të njohura të programeve sportive, Enkeleida Zeko, sot e ka lënë mënjanë punën për disa minuta. Në studion e “Rudina” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer për një status të ri të cilin e gëzon prej afro dy vjetësh. Vajza e saj e vogël Ester i ka ndryshuar të gjithë jetën, si edhe shumë nënave të reja, por emocionet moderatorja e sportit i ka përjetuar me mënyrën e saj.





 


Duke folur për herë të parë publikisht për familjen, Enkeleida e ka të vështirë t’i mbajë lotët kur fillon e kujton çastin që i ndryshoi jetën, çastin kur veten e ndjeu ndryshe: “Që në momentin kur mësova se isha shtatzënë, u ndjeva ndryshe. Është shumë e veçantë edhe mënyra se si e mësova. Kishim pak kohë që donim të kishim fëmijë. Disa herë ishte bërë pak dëshpëruese. Ishte hera e parë që bëja testin në shtëpi. Bashkëshorti më tha “mos e bëj, se nuk dua të mërzitesh”, por unë e bëra në fshehtësi. Dhe në mëngjes, kur pashë testin, nuk e ke idenë se çfarë lumturie ndjeva…” – tregon Enkeleida për momentin e parë që mësoi shtatzëninë.

Pas atij momenti, gjithçka për të ndryshoi: “U ndjeva ndryshe nga ai çast, fotografuam duart tona me testin e shtatzënisë. Edhe pse nuk ishim të sigurt. Vrapuan te doktori për t’u siguruar. Ester ishte vetëm 5 ml… Lumturia ishte shumë e madhe, edhe sepse në atë periudhë po jetoja një periudhë jo shumë të mirë profesionale. Ester erdhi si një bekim në momentin më të keq më të vështirë”

Prej afro dy vjetësh, Enkeleida dhe Flori, bashkëshorti i saj, po jetojnë një marëdhënie ndryshe, me më shumë dashuri. E pyetur si ka ndryshuar kjo marrëdhënie mes tyre, Zeka përgjigjet: “Flori është një bashkëshort i mrekullueshëm. Është shoku im më i mirë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Ester ka shtuar edhe më shumë dashurinë tonë…”

Koha që kalon me vajzën dhe familjen, për Enkeleidën është shumë e çmuar. Mes të tjerave, ajo tregon se e bija, edhe pse gati 2-vjeçare vazhdon të ushqehet me gji, ndaj edhe është mjaft e lidhur me të. Por nuk e pengon kurrsesi që edhe të vazhdojë punën me pasion në programet sportive.

Marre nga Class

Tags: Enkeleda zeko
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
VIDEO/ Tjetër tragjedi! Zia pushton familjen Schumacher

VIDEO/ Tjetër tragjedi! Zia pushton familjen Schumacher








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera