Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në Viva Tech 2022

03/06/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në Viva Tech 2022

Eventi më I madh i start-ups në Evropë, Viva Technology 2022, është gati të hapë dyert e edicionit të 6-të këtë qershor në Paris dhe Geek Room është i lumtur të konfirmojë se, në bashkëpunim me Vodafone, do të raportojmë në kohë reale rreth risive dhe produkteve më futuristike. Qëllimi kryesor i VivaTech është ndihmimi i gjeneratës së re të startups në krijimin dhe zhvillimin e tyre. Këtë vit në Viva Tech pritet të marrin pjesë më tepër se 2,000 ekspozues.





Për sa i përket kompanive pjesëmarrëse, shumica prej tyre do të jenë pjesëmarrës “të vjetër” të këtij eventi, por nuk do të mungojnë dhe kompanitë që do të shfaqin teknologjitë e tyre për herë të parë gjatë Viva Tech. Ndër këto kompani mund të përmendim Microsoft, Meta, Google, LVMH, Audi, Renault, Binance e shumë të tjera.

Në Viva Tech këtë vit presim të shohim më shumë taksi fluturuese, autobuzë atonom, robotikë e përfshirë në më shumë fusha të jetës, makina të së ardhmes tejet të përshtatshme me mjedisin, teknologji VR dhe AR në majat e përdorimit të tyre si dhe për më ëndërrimtarët: Në VivaTech do të provojmë se si mund të jetë jetesa në planetin Mars. VivaTech është gjithashtu vendi i duhur për të dëgjuar nga afër personazhet më të rëndësishëm të botës së teknologjisë. Ndër ata të cilët janë konfirmuar përmendim: CEO dhethemeluesi i Snapchat Evan Spiegel, CEO dhe themeluesi Biance Changpeng Zhao, CEO i Linkedin Ryan Roslansky, si dhe të tjerë përfaqësues nga Apple, Meta, Salesforce, LVMH, Renault, Microsoft, Wikipedia, Bashkimi Evropian etj. Me Parisin që bëhet gati të pres Lojrat Olimpike 2024, VivaTech do të shërbejë gjithashtu si një hapsirë dedikuar teknologjive të reja që do të përdoren gjatë eventeve sportive. Geek Room dhe Vodafone ju ftojnë të na ndiqni në Instagram dhe web nga data 16 deri në 18 qershor.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Tuna shkon me pushime me shoqet dhe ia bëri një ‘diss’ Patrisit

Tuna shkon me pushime me shoqet dhe ia bëri një ‘diss’ Patrisit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera