Gjatë festimeve të fundvitit në ‘Op Labi Partyy’, dyshja e njohur Genc Prevlukaj dhe Eni Koci, konfirmuan më në fund lidhjen mes tyre, që flitej prej kohësh. Së fundmi ata janë nisur drejt Tailandës, për të kaluar disa ditë pushimi pranë njëri-tjetrit.
Ajo çka ka tërhequr vëmendjen nga fotot e publikuara në ‘Instagram’ është unaza në gishtin e fejesës tek të dy të rinjtë. Mendohet se këngëtarët e kanë çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër, duke e zyrtarizuar atë.
Ky duhet të jetë një lajm mjaft i bukur për fansat e Enit dhe Gencit, por deri sa ata ta konfirmojnë, mbetet thjesht në kuadrin e aludimit./revistawho.com