Genta Ismajli dhe Usta u bënë së fundmi prindër të dy binjakëve. Për momentin ata nuk kanë publikuar foto të tyre online, por këngëtarja premton se së shpejti do ketë surpriza. Dhe për ta bërë edhe më kurioz publikun, ajo ka hapur një llogari në Instagram për të vegjlit.
Me këtë rast, Genta ka bërë me dije jo vetëm faqen e binjakëve, por dhe emrat e tyre.
Icon dhe Ivy Blue quhen djali dhe vajza e këngëtares.
Deri tani si foto e parë janë publikuar vetëm dy veshje me mbishkrimin: “Nuk presim një, por dy beba. Binjakët e Gentës dhe Ustas”. Fotoja është e plotësuar dhe nga fotot e eko-ve të bebushave./revistawho.com