George Clooney-t mesa duket nuk i mjafton që është shpallur dy herë “Mashkulli më seksi në botë”. Aktori dëshiron ta fitojë për herë të tretë këtë titull, madje e dëshiron më shumë sesa një çmim Oscar.
“Cili çmim është më i mirë, “Mashkulli më seksi në botë” apo Oscar?”- u pyet Clooney në “The Jess Cagle Show”.
“Mendoj se ti e di që unë po loboj për një çmim të tretë. Askush nuk ka fituar tre deri tani”, tha aktori.
Clooney është shpallur “Mashkulli më seksi në botë” në vitin 1997 dhe 2006.








