George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, kanë krijuar familjen e tyre të shëndetshme, me dy binjakët e tyre, Alexander dhe Ella. Amal duket se po i jep një edukatë shumë të mirë fëmijëve, madje duke i mësuar italishten që në moshën 3-vjeçare. Por nuk ndodh kështu me aktorin.
Në një intervistë së fundmi, Clooney tregoi se fëmijët janë shumë të dhënë pas Amalit dhe prej saj kanë mësuar italishten. Ndërsa ai i edukon të bëhen mistrecë duke i dhënë mësime aspak të mira.
“Unë i mësoj fëmijëve të vendosin çokokrem tek pampersat e tyre, të shkojnë tek e ëma, të heqin pampersat dhe të hanë çokokremin. Kur e dëgjoj Amalin duke u ankuar, e kuptoj që kam patur sukses”-tregoi aktori.