Mediat spanjolle raportuan se ka shenja të një krize mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Thashethemet përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro dhe theksojnë se çifti madje po mendojnë të ndahen.
Megjithatë, Dolores Aveiro ka mohuar se djali dhe nusja e saj po mendojnë të ndahen. Duhet theksuar se shtypi portugez, spanjoll, madje edhe arab kishte raportuar tashmë se marrëdhënia mes Georgina dhe Dolores Aveiro nuk është ideale.
Raportimet në të kaluarën tregonin se nëna e Ronaldos kishte probleme edhe me ish-partneren e tij, modelen ruse Irina Shayk, me thashethemet që pretendonin se ajo qëndronte pas ndarjes së tyre.
“Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, tha Dolores Aveiro.








