Chiara Ferragni i bën njerëzit të flasin për të sa herë gjërat që bën lidhen me modën. Për këtë jemi të sigurt, ama këtë herë kemi ndaluar vetëm tek një detaj, gërshetat. Chiara i përdor shpesh dhe na ka treguar disa nga mënyrat më të këndshme për t’i realizuar. Nëse këtë model gërshetash e lidhni me fëmijërinë përherë, koha na ka treguar se mund ta shohim edhe në pasarela, e nëpër ‘Instagram’ si kurrë më parë.
Me modelin e gërshetave dyshe, të mbështetura pas koke Chiara na tregoi se mund të shtojmë sa ngjyra sa të duam e prapë të dukemi shumë bukur dhe të pëlqyeshme për syrin e ‘Instagram-it’. Ajo ka zgjedhur kapset me ngjyra, xixa e gurë që t’i vendosë mbi gërsheta dhe duket kaq bukur (ka opsione ekonomike për ju).
Keni opsion dhe gërshetin në njërën anë të kokës që ka shumë sy dhe është disi me klasik se të tjerët. Edhe këtë e shihni dhe e mësoni tek Chiara Ferragni./revistawho.com








