Vit pas viti kemi parë se si disa prej personazheve të njohur kanë zgjehdur që Vitin e Ri ta festojnë në Dubai, duke “rrëmbyer” kështu disa ditë vere në mesin e dimrit.
Edhe këtë vit nuk kanë munguar emrat që në ditët e pushimit udhëtuan drejt Abu Dhabi-t për ta pritur 2021 në një tjetër atmosferë, larg kufizimeve të orareve si në Shqipëri.
Anxhelina Hadërgjonaj ndau disa foto me motrën e saj, Agnesa Hadërgjonaj, të veshura me fustan dhe të grimuara deri në detaje. Vajzat e uruan 2021-in nën temperaturat e larta.

Ardit Gjebrea udhëtoi gjithashtu drejt Abu Dhabi-t me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën. Moderatori ka ndarë gjatë orëve të fundit momente të ndryshme të vajzës së tij duke shijuar bukuritë e natyrës atje.

Dorina Mema e priti gjithashtu Vitin e Ri në Dubai, me vajzën e saj. “Mendo një dëshirë. Ta pjekim gjelin tani?”, shkroi Mema krah fotove me bikini duke shijuar kështu dhe plazhin./revistawho.com









